Kokëdhima në krah të banorëve të “Kushtrimit”: Do ta përcjell në Qeveri

Politikë

kocoProblematika e lagjes “Kushtrimi” është sjellë kësaj here në fokus të deklaratës së deputetit të qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima .

Pas takimit që zhvilloi me banorë të kësaj zone që preken nga ndërtimi i aksit lidhës së autostradës Levan-Vlorë, Kokëdhima iu bashkua shqetësimit të tyre .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“ Duhet një trajtim me drejtësi. Ka shumë raste atje që janë raste banorësh prej disa dekadash. Siç është rasti i nënë Ruhijes, është 94 vjeçe dhe jeton atje prej 70 vitesh. Tani nuk mund ti themi nënë Ruhijes se ti je në një ndërtim të paligjshëm të ndërtuar që në kohën e komunizmit”.

Kokëdhima përmendi historitë jetësore të disa prej banorëve të kësaj zone. I pyetur për nisjen e aksionit të INUK, Kokëdhima tha se ” INUK nuk është Qeveri më vete dhe se shqetësimet e këtyre banorëve do t’ia përcjellë Qeverisë dhe Ministrisë së ZhvillimitUrban.

Ndryshe nga shefi i qeverisë Rama, Kokëdhima iu përgjigj edhe pyetjes mbi arrestimin e kreut të Bashkisë Gjika, duke e cilësuar arrestimin e tij si “punë ” të organit të akuzës.

ME TE LEXUARAT