“Lumi i Madh” i kokainës, shqiptarët kishin klientë kryebashkiakun

Zbardhen detaje nga hetiomi ndaj nje grupi kriminal qe merrej me trafik kokaine ne Itali. Banda prej 11 anëtarësh ishte e përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Mes personave të dënuar janë vëllezërit shqiptarë Orion dhe Ergys Hotaj, ndaj të cilëve është vendosur 5 vite e 4 muaj burg.
Furnizuesit kryesore me kokainë nga Parma në Polesine, nga Zibello në Busseto të Italisë, janë dënuar me burgim.

Ata akuzohen se jane organizatorët kryesor të aktivitetit të paligjshëm, bashkë me shqiptarin tjetër Arben Necaj, furnizues nga Milanoja.

Shqiptari tjetër Urim Gjoka u dënua me 3 vite e 10 muaj burg, ndërsa vëllezërit shqiptarë Altin dhe Elvis Hashami, banues në Busseto u dënua 4 vite e 2 muaj burg si dhe 3 vite e 8 muaj burg. Nën akuzë janë vënë edhe nëna e vëllezërve Hotal si dhe gruaja e Orionit.

Me burgim u dënuan edhe dy shtetas italianë, banues në Polesine, përkatësisht me nga 1 vit e 6 muaj burg si dhe 1 vit e 2 muaj burg. Hetimet ndaj grupit nisën në vitin 2014, ndërsa ishin furnizues kryesor të edhe kryetarit të Bashkisë Polesino Zibello, Andrea Censi.

Arrestimet e tyre u bënë më 16 mars të këtij viti, ku përfunduan në pranga 7 shqiptarë përfshirë edhe dy gra.

Operacioni i koduar “Lumi i Madh”, kishte nisur hetimet dhe përgjigjet në vitin 2014. Boshti kryesor i klanit ishin dy familje shqiptarë, të cilët kishin edhe shitësit, ndërsa dy italianë kanë shërbyer si shoferë, duke përfituar 100 euro për çdo dozë.

Droga përgatitje nga dy gratë, përkatësisht nëna dhe gruaja e Orionit, zyrtarisht amvisa. Gjatë aksionit, në banesën e njërit prej shqiptarëve u gjetën 10 mijë euro. Gjatë bisedave telefonike u zbuluan edhe kodet, si “Darkë”, “Pije”, “qeth”, “djathë”, “Vivin C”, dhe emrat./oranews

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia

Krujë, vidhet shkolla 9-vjeçare në fshatin Nojë

Policia e Krujës ka raportuar një vjedhje në fshatin Nojë. Mësohet se ...