Kërkoi seks, KLD shkarkon me 14 vota kryegjyqtarin Guximtar Boci

kryetari-gjykatesKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur diten e sotme me shumice votash per te shkarkuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Ky vendim për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audio-regjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.

Mbledhja urgjente e KLD-së është bërë me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. ‘Është thirrur me emergjencë mbledhja e KLD-së. Sot në orën 13:00 do të ketë një mbledhje dhe do të ketë vendimmarrje përkatëse. Propozimi mbetet ai që kam thënë mbrëmë. Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme dhe e papranueshme. Aq më tepër për një gjyqtar apo kryetar gjykate. Besoj që KLD sot do të ketë vendimmarrjen e duhur”.

“Ky kryetar gjykate nuk mund të jetë më. Nuk mund të jetë as gjyqtar. Do kërkoj të pezullohet derisa të plotësohen procedurat për shkarkimin e tij”, ka thene Ministri i Drejtesise Ylli Manjani.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-burri-gruaja

Fier, burri që vrau gruan ndryshon dëshminë: Ja pse e hodha të zhveshur nga dritarja

Fredi Ruko 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana ...