Kërcënon 23-vjecaren me foto intime në Facebook, në pranga i riu

celulari-lekePolicia e Durresit ka informuar se një 23-vjeçare ka rënë pre e kërcënimit përmes rrjetit social Facebook. Sipas policisë lokale, një 27-vjeçar i ka kërkuar asaj një shumë parash, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit.

Policia ka bërë të  mundur arrestimin e Enkelejd  Vrionit, banues në Katund Sukth, Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi ka kërcënuar me anë të rrjetit social Facebook 23-vjeçaren M.L., banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte fotot.

Kliko per me shume info

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e parave prej  20.000 lekë dhe një aparat telefoni celular tip i-Phone 5.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here