“Luftë” plumbash e kërcënime mes të rinjve, prangosen dy persona, ja emrat

Kliko per me shume info

polici-tiranePolicia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pas një përplasje me armë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Dy të rinj u kanë zënë pritë tre shtetasve, në dy ngjarje të ndryshme dhe në njërën ka pasur edhe përplasje me armë.

Nga Seksioni për Krimet e Rënda ndaj Jetës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Kliko per me shume info

– Erland Markola, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”.

– Amarildo Koçeku, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasve:

– Shpëtim T., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

– K. T., 17 vjeç, banues në Tiranë.

NGJARJA I

Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, shtetasit Erlando Markola dhe Amarildo Koçeku, i kanë bërë pritë shtetasit Shpëtim T., ku Amarildo Koçeku dyshohet ti ketë drejtuar një armë zjarri tip pistoletë, në atë moment Shpëtim T. me makinën e tij tip “Volksëagen”, ka përplasur Amarildo Koçekun.

Nga situata e krijuar ka ndërhyrë nipi i Shpëtim T. shtetasi K. T., i cili ka marrë në banesë një armë zjarri tip automatik dhe dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të Erland Markolës dhe Amarildo Koçekut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Amarildo Koçeku, i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJA II

Po më datë 09.10.2016, rreth orës 08:00, është paraqitur dhe ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Nr.6, shtetasi L. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallzuar se më datë 08.10.2016, rreth orës 23:00, në rrugën “Bedri Karapici”, dy persona kanë dalë nga një mjet tip “Mercedes Benz”, duke i drejtuar një armë zjarri tip pistoletë.

Nga përshkrimi i personave dhe paraqitja për njohje me anë të fotos, dyshohet se një nga dy autorët të jetë Erland Markola.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjaries janë sekuestruar:

Katër gëzhoja arme zjarri model 56
Një automjet tip “Volksëagen” (në pronësi të Shpëtim T.)

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armëve të dyshuara të përdoruara në këtë ngjarie.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashkuar nga Nenet 84-25 dhe 278 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Erland Markola dhe Amarildo Koçeku. Për veprat penale “Tentativë vrasje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashkuar nga Nenet 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Shpëtim T. dhe K. T.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.