Kërcënoi 23-vjeçaren se do t’i publikonte foto intime, bie në pranga i riu

2
Kliko per me shume info

pranga-irainainNjë i ri është arrestuar nga Policia e Durrësit,  pasi ka kërcënuar një 23-vjeçare se do t’i publikonte foto intime në rrjetin social “Facebook”, nëse nuk do t’i jepte shumën e parave prej 20 mijë lekë.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Enkelejd Vrioni, 27 vjeç, banues në Sukth. Ai ka kërcënuar në rrjetin social “Facebook” shtetasen me inicialet M. L., banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20 000 lekë, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj.

Kliko per me shume info

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një iPhone 5 dhe një sasi prej 20 0oo lekë.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here