Këngëtari Kosovar shokon fansat, lë muzikën

Kliko per me shume info

labinot tahiriLabinot Tahiri një ndër këngëtarët më të preferuar shokon fansat! Së fundmi lajmi se Labi i është bashkuar politikës nuk po merrej shumë për basë, deri kur këngëtari në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se ai pritet të jetë në muzikë deri në tetorin e vitit 2017.
“Në rast se unë zgjidhem si kryetar i qytetit tim, muzikën time do ta lë që ta dëgjojnë publik im. Ndërsa për të kënduar sërish në skenë do të ndodhë vetëm nëse nuk zgjidhëm kryetar sepse këtë punë bëjë”, ka theksuar Labi.
Ndërsa duhet përkujtuar se Labi po vazhdon të njihet si një ndër njerëzit më humanë shqiptarë.
Kurse ai ka zbuluar për Indeksonline se humaniteti rrjedh tek ai nga mënyra se si çdo shqiptarë është model për të realizuar vepra humane.
“Mendoj se si shqiptar që kanë model për të bërë vepra humane nuk ka asnjë komb në planet. Jemi me fat që kemi të shenjtë, Nenë Tereza. Me humanizëm merrem qysh nga koha e fëmijërisë duke kuptuar se ç’do të thotë kur shoku me shok ndan kafshatën e bukës që mos të jenë të uritur asnjëri, theksoi këngëtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.