Milionat e dasmave/ Ja kush janë këngëtarë që fitojnë më shumë

Kliko per me shume info

KENGETARETGrumbuj parash të përfituara nga bakshishet në dasmat tradicionale shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë të dasmave marrin nga ahengjet e verës. Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë që të organizohen kryesisht gjatë kohës së pushimeve.
E për këtë ditë të rëndësishme të jetës, paraja derdhet lumë për këngëtarët që mbajnë gjallë natën, kryesisht ata të muzikës popullore. Vitin e kaluar bëri përshtypje se si një këngëtare në Maqedoni, e quajtur Fatlume Popovci, publikoi në profilin e saj në Facebook grumbuj me kartëmonedha të ndryshme, si Euro e Dollarë, të cilat i kishte siguruar nga bakshishet në një dasmë në një fshat të Tetovës.

Por nuk është e vetmja, pasi shpesh ndodh të shohim artiste të njohura, që këndojnë duke shkelur mbi paratë që ju hedhin në dasma. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash në verë është më e madhe, se koncertet.

Kliko per me shume info

Po tashmë është krijuar hierarkia e këngëtarëve më të kërkuar në dasma, të cilët paguhen 5 mijë euro për një natë. Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova. Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderaj.

Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë Euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre. Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 1500-2000 Euro. Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave.

Destinacioni më i preferuar i këngëtarëve shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pagesa për ta fillon me 500$ për fillestarë, deri në 4000$ për këngëtarët me emër. Kjo për faktin se në SHBA janë rezidentë gjithsej 20 këngëtarë, mes të cilëve ata me emër numërohen me gishtat e dorës. Ndërkaq Administrata Tatimore e Kosovës paralajmëroi këtë verë aktivitete sezonale shtesë për kontrollimin e këngëtarëve, për të parë nëse paguajnë tatim në fitimet e tyre. Ata kanë njoftuar se do t’i gjobisin ata këngëtarë që mashtrojnë në deklarimin e të ardhurave. /Story/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here