Këngëtarët i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit për detyrimet tatimore

Në pjesën e parë të emisionit NIN në Klan Kosova, evazioni fiskal ishte tema që u diskutua sonte.

Me zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore të Kosovës, por edhe me reperin Lyrical Son, i cili pranoi të jetë i ftuar për të shpalosur përvojën e tij, pagesa e tatimeve u trajtua gjerë e gjatë.

Në pjesën e debatit ku u tentua të hidhet dritë më shumë mbi mënyrat se si informohen zyrtarët e ATK-së për fluksin e dasmave, mbrëmjeve muzikore e evenimenteve tjera ku këngëtarët marrin me mijëra euro u zbulua diçka interesante.

Zëvendës drejtori i ATK-së i ftuar në studio deklaroi se krahas informatave që marrin nga raportimet e qytetarëve nuk mungojnë as rastet kur artistët tregojnë për kolegët e tyre dhe fitimet e majme që ata marrin pa shumë zhurmë në tentim të shmangies së obligimeve ndaj shtetit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Xhensila e “Big Brother” nuk është vetëm, zbulon lidhjen e saj

Ajo është një nga ish konkurentet në shoë-n Big Brother 8 që ...