Kapet përdhunuesi shqiptar, ishte në kërkim ndërkombëtar prej 2009-ës, ja emri

polici-tiraneNjë 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim dhe përdhunim ka rënë në pranga të policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar Ergus Jaupaj, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2009.

Arrestimi i tij u bë pasi  Gjykata e  Romës, Itali, me vendimin gjyqësor të datës 22.09.2009, e ka dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale të, “Rrëmbimit/heqjes së paligjshme të lirisë”, “Përdhunimit” dhe “Vjedhjes me armë në bashkëpunim.”

46-vjeçari  ndodhet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të eksatradimit drejt Italisë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...