Kapet mat “bosi” shqiptar, me dy të dashura në të njëjtën kohë

Showbiz

erik-fullaniEdhe pse të rinj në moshë, historia e tyre e dashurisë është e gjatë dhe shumë e përfolur. Flasim për Erik Fullanin dhe ish të dashurën e tij, Anxhela. Pas 7 vitesh lidhjeje, çifti i ka dhënë fund pak kohë më parë.

Fotot dhe statuset plot dashuri u fshinë menjëherë nga rrjetet sociale, por jo nga mendja e ish-partneres së Fullanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duket se brunia simpatike nuk ka hequr dorë nga kjo marrëdhënie, edhe pse Eriku ka ekspozuar një të dashur të re, e cila është bionde, në rrjetet sociale.

Balkanweb ka mundur ta fotografojë Anxhelën ditën e sotme, teksa ka pritur me orë të tëra Erikun, të zbresë nga shtëpia e tij, në zonën e Ish-Bllokut.

Sapo është ndeshur me ish-të dashurin e saj, Anxhela është ndarë nga shoqet për t’ju afruar, ku dhe kanë kaluar disa minuta duke biseduar. Nuk dihet nëse pritja e gjatë e vajzës, ia ka vlejtur, dhe kjo dyshe po mendon edhe njëherë ribashkimin./balkanweb

ME TE LEXUARAT