Shenjat që tregojnë kancerin e gjirit, mos i neglizhoni kurrë

kancer-gjiriKanceri i gjirit është shkaku i dytë i vdekjes tek femrat në botë.

Këshillohet që femrat ta kontrollojnë gjoksin çdo muaj për shenja të kancerit dhe sipas ekspertëve duhen bërë kontrolle të vazhdueshem që në fillim të 20 –ve.

Teksa pjesa më e madhe e femrave e dinë se në rast që dallojnë një gjëndër apo gungë të pazakontë duhet menjëherë të bëjnë një vizitë, ekzistojnë disa shenja të tjera dalluese të cilat një pjesë e mirë i injorojnë. Ja disa prej tyre:

Ndryshim të masës apo formës së gjoksit – Gjoksi është me madhësi dhe forma të ndryshme dhe ndryshon gjatë jetës së një femre. Sipas ekspertëve, ai mund të ndryshojë gjatë ciklit, shtatzënisë dhe plakjes së trupit. Mënyra e vetme për të kuptuar nëse ndryshimet janë normale apo ka diçka tjetër që nuk shkon është që të bëni vizita herë pas here.

Skuqje – Është shumë e rëndësishme që të kontrolli për shenja të ndryshme në lëkurë, rreth e rrotull gjoksit. Skuqja mund të vijë për shkak të shampos së trupit, nga kremi që përdorni, ose nga recipetat. Megjithatë, nëse ato vijojnë të qëndrojnë aty dhe nuk largohen atëherë situata bëhet më serioze.

Rrjedhje – Nëse keni lëngje që dalin nga gjoksi pa i shtypur është tepër e rëndëishme që të bëni vizitë tek mjeku.

Fryrje tek sqetullat – Gungat janë shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit, por ato nuk shfaqen gjithnjë në këtë pjesë të trupit. Ato mund të shfaqen edhe nën sqetull apo në klavikul.

Ndryshime në lëkurë – Nga rrudhosjet më të vogla të lëkurës deri tek ndryshime të dukshme, këto janë shenja të qarta të kancerit.

Dhimbje të vazhdueshme – Nëse keni dhimbje në gjoks apo në sqetulla që nuk largohet, kjo është një tjetër shenjët. Megjithatë, kjo shenjë është disi më e vështirë për t’u identifikuar, pasi dhimbjet mund të jenë edhe për shkak të nivelit të hormoneve para ciklit. Ekspertët kësihllojnë që nëse dhimbja është e vazhdueshme dhe nuk largohet për një kohë të gjatë, atëherë ka vërtetë diçka për t’u shqetësuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...