Video nga vendngjarja, si u vra djali i aktorit shqiptar në Kanada

Aktualitet

vrasja-kanadaMediat kanadeze kanë publikuar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur të premten në mbrëmje në ishullin Nuns, në Montreal të Kanadasë, ku mbeti i vrarë djali 15 – vjeçar i aktorit shqiptar Shkëlqim Daja.

Ngjarja ndodhi rreth orën 22:50 të mbrëmjes, pas një konflikti ku u përfshinë disa persona, në Bulevardin Ile des Soeurs.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave, adoleshenti Denis Daja u godit me thikë në trup të paktën 1 herë. Ai ndërroi jetë për shkak të plagëve në spital.

Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 16 – vjeçar.

“Montreal Gazette” shkruan se hetuesit kanë gjetur dhe atë që besohet se është arma e krimit, që mësohet se e kanë dërguar në laborator për analiza.

Aktori Shkëlqim Daja jeton prej shumë vitesh bashkë me familjen e tij në Kanada, ndërsa 15 – vjeçari ishte djali i vetëm i çiftit.

Këtu gjeni dhe linkun e videos me pamje nga vendi i ngjarjes (Kliko këtu)

ME TE LEXUARAT