31 kg kanabis nga Tirana drejt Elbasanit, arrestohen 4 persona, ja emrat

Aktualitet

drogeee15Katër persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë transportuar një sasi drogë prej 31 kg të llojit kanabis sativa  nga Tirana në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se të arrestuarit janë shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-Malvin Kamberi, 27 vjeç, banues në Tiranë;

-Julian Laçi, 29 vjeç, banues në Tiranë;

-Nazmi Sylejmani, 51 vjeç, banues në Prishtinë të Kosovë;

-Robert Haderi, 51 vjeç, banues në Tiranë.

“Këta shtetas u arrestuan nga efektivët e policisë, pasi në fshatin Bradashesh gjatë kontrollit të ushtruar, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa, dy automjete dhe tetë telefona celularë të markave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT