Lushnje, kapen 224 kilograme kanabis, nje person ne pranga

kanabisiiiSekuestrohen 224 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si edhe 1 armë gjahu pa leje dhe 163 fishekë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në bazë të informacioneve të mara dhe punës nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “ZHAME”.

Operacioni u zhvillua në banesën e shtetasit Sami Ibaliu, 56 vjeç, banuas në fshatin Zhamë, Lushnje.

Gjatë operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– 224 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
– 1 armë gjahu pa leje.
– 153 fishekë të kalibrit 7.62mm.
– 10 fishekë pistolete.

Ndaj personit të mësipërm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...