Aksion antidrogë në Gjirokastër, kapen 170 kg kanabis sativa, arrestohet pronari

kanabis-punishteNë Qarkun Gjirokastër vijojnë Operacionet anti Cannabis. Sekuestrohet 170 kg lëndë narkotike e dyshuarCannabis Sattiva. Sekuestrohen dy armë zjarri.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Burimet zyrtare thane se Shërbimet e Drejtorisë Vendore Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë  dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative zhvilluan dy operacione të tjera anti Cannabis.

Si rezultat i operacionit në fshatin Matohasanaj, njësia administrative Lops,  në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë shtetasi Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar  dhe  rreth 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje.

Gjithashtu në fshatin Zhapokikë , Memaliaj në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.
Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve E.H dhe R.H. (vëllezër). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Karabinierët në aksion, kapet ‘’skifteri’’ shqiptar në Itali

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e 31- vjeçarit shqiptar, i ...