Gjenden 502 rrënjë kanabis në Dajt, në kërkim roja i pyllit

Aktualitet

kanabisiiiSpecialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me Shërbimin për çështjet e brendshme dhe Ankesat,(Sh.Ç.B.A), mbi bazën e informacioneve të marra më parë kanë bërë identifikimin dhe asgjesimin e një parcele me bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva.

Në pyllin e Dajtit, është gjetur e mbjellë një parcelë me bimë narkotike, në të cilën kishte të mbjella 502 bimë të dyshuara narkotike dhe në krahë të kësaj parcele është gjetur dhe një kasolle e improvizuar në të cilën ishin të vendosura 507 dëgë bimësh të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva në proçes tharje.

Bimët e gjetura u asgjesuan me anë të djegies. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal dhe po punohet për gjetjen e shtetasit G. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas është roje i Shërbimit Pyjor në Dajt.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT