Përdhunon gruan në kamp, shokon emigranti: Nuk e dija që …!

kampi-azilNjë refugjat sirian në Gjermani është akuzuar se ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij. 34-vjeçari akuzohet se ka abuzuar më bashkëshorten dhe ka rrahur djalin e tij 3-vjeçar në një qendër strehimi në Schöneberg.

Pas denoncimit të bashkëshortes, policia gjermane ka vënë në pranga të riun sirian mesditën e së mërkurën. Ajo, që ka habitur të gjithë ishte deklarata e 34-vjeçarit përpara gjykatës, ku ka thënë se nuk e dinte që të përdhunosh gruan ishte e jashtëligjshme në Gjermani.

Abdul A ka detyruar bashkëshorten e tij që të kryejë disa marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e kësaj, të fundit. Sipas së përditshmes angleze, Express, bashkëshortja e kishte refuzuar disa herë, ndërsa i akuzuari e kishte goditur disa herë edhe në sy të fëmijëve dhe të refugjatëve të tjerë.

Për momentin procesi është ende në vazhdim e sipër ndërsa i akuzuari ndodhet në paraburgim. Disa muaj më parë, pas arratisjes nga Siria, Abdul A së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijë të vegjël mbërritën në Gjermani.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...