Jeta përrallore me drogë e prostitucion e “kamikazit”, i çoi 1 mln euro të dashurës

dashnor-sukth1Dashnor Deliallisi, 36-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës dy ditë më parë, rezulton person me precedent penal dhe mbahej nën vëzhgim nga policia.

Deliallisi ka qenë i dënuar në vitin 2011 për tentativë vrasje, ndërsa kishte dyshime se merrej me shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge në Belgjikë.

Pikërisht nga ky shtet, dy vite më parë 36-vjeçari i dërgoi të dashurës së tij me iniciale R.K një shumë parash prej 1 milionë Euro përmes transaksioneve bankare, shkruan gazeta ‘Panorama’.

Kjo shumë e madhe parash dhe fakti që e dashura e tij ishte e papunë, bëri që Prokuroria të dyshonte dhe vitin e kaluar i bllokoi 850 mijë Euro të kësaj shume. Autoritetet hetonin burimin e këtyre parave, ndërsa Deliallisi ka qenë nën vëzhgimin e policisë.

Nga hetimet që zhvilloi organi i akuzës, Deliallisi dhe e dashura e tij nuk ishin vetëm bashkëjetues, por edhe bashkëpunëtor në aktivitetet kriminale në Belgjikë, pasi të dy ishin pjesë e një organizate kriminale. Paratë e pista të dy i pastronin në Shqipëri, dhe kjo është konfirmuar nga sekuestrimi i 850 mijë Euro vitin e kaluar. Ndërsa pjesa tjetër e parave, rezulton që e dashura e tij t’i ketë tërhequr përmes një mikut të saj.

36-vjeçari Deliallisi mbeti i vdekur në aksidentin tragjik të dy ditëve më parë, duke lënë të vdekur edhe tre vajza të tjera që udhëtonin në makinën tjetër që u përplas nga automjeti i Deliallisit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

miku-cukali

Ja kush është miku i ‘të fortit’ që terrorizoi qytetarët në Tiranë

Personi që terrorizoi qytetarët mbremjen e djeshme quhet Kataldo Lezhja. Ai njihet ...