Kadri Veseli: Ja pse ka luftuar UCK-ja

kadri-veseli1666Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-se, në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ka thënë se UÇK-ja luftoi për të ndërtuar një shoqëri të lirë ku sundon drejtësia dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit.

UÇK ka luftuar për të krijuar një shtet, sipas Veselit, ku një qytetar mund të dënohet vetëm pas një procesi të ndershëm gjyqësor, ku fajësia të provohet nëpërmjet provave të qarta, të besueshme e bindëse.

“Luftoi për një sistem evropian të drejtësisë ku pasi fajësia provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe dënimi të jetë proporcional me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë. Ne kemi sakrifikuar që të ndërtojmë një shtet të pavarur të mbështetur në parimet e demokracisë”, ka thënë Veseli.

Në parim, sipas Veselit, politika nuk duhet të ketë ndërhyrje në çështje gjyqësore. Kjo, sipas tij, është ajo çfarë më se shumti i duhet Kosovës, të ardhmes së saj euroatlantike.

“Partia Demokratike e Kosovës ka besuar dhe beson fuqishëm tek ky parim themelor kushtetues dhe demokratik. Kjo ka qenë arsyeja pse kemi heshtur edhe kur kemi pasur shumë dilema në veprimet e caktuara të gjyqësorit”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se për t’i hapur rrugën drejtësisë, Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa janë larguar nga pozita e deputetit këtë mandatë, Ramush Haradinaj ka lëshuar postin e kryeministrit, Fatmir Limaj të deputetit.

Po ashtu, Veseli ka thënë se kur u arrestua Azem Syla, e ka mbështetur largimin e tij nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.

“Edhe Fadili dhe Nexhati tani kanë lëshuar pozitat e tyre politike. Ne po zbatojmë parimin e drejtësisë, mirëpo me kalimin e kohës po shohim që shqetësimet e qytetarëve me këto procese po bëhen edhe më të mëdha”, ka thënë Veseli.

KUVENDI ME DEBAT PËR VLERAT E LUFTËS SË UÇK-SË

Seanca e sotme vjen pas mbledhjes urgjente që mbajti dje Kryesia e Kuvendit, ku u paraqiten rreth 40 nënshkrime të deputetëve që kërkuan të diskutojnë për vendimet e fundit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica”.

Deputetët e të gjitha partive do të diskutojnë lidhur me ketë çështje.

Shefi i Gripit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, gjatë seancës së jashtëzakonshme për UÇK ‘në, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për mbijetesë.

Ai gjatë seancës është shprehur se lufta e UÇK-së, ka qenë luftë e pastër dhe e drejtë.

“Duke u bazuar këto ditë për aktvendimet për dënimin e ish pjesëtareve të UÇK ‘së, ne sot kemi thirrur seancën e jashtëzakonshme. Në emër të PDK’së, shpreh qëndrimin lidhur me këtë situatë. Ne luftën nuk e dëshiruam por ishim të detyruar të luftojmë.”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka thënë se nuk ka gjë më të padrejtë se dyshimi në drejtësi vjen si pasojë e vendimeve të saj.

“Fjala dëshmi nënkupton dëshmi që të bindet jo vetëm avokat6i mbrojtës ose pala akuzuese, por të gjithë, madje edhe i akuzuari të kërkoj falje për veprën e kryer. Por fatkeqësisht po ndodhë e kundërta ndaj ish ushtarëve të UÇK ‘së”, ka thënë ai.

Pajqaziti është shprehur se Kuvendi i Kosovës, karshi dënimeve për ish ushtarët e UÇK ‘së, nuk duhet të qëndroj i heshtur.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ka thënë se LDK-ja nuk ka dyshim se liria që ne e gëzojmë është rezultat i një rezistence të djemve dhe vajzave më të mira të vendit, dhe ndihmës ndërkombëtare.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë rrugë të drejt kundër gjenocidit serb, por ka bërë thirrje që situatat tilla të tejkalohen me qetësi, meqë sipas tij është proces i ndërtimit të shtetit ligjor.

“Jemi të vetëdijshëm se si shtet duhet të ndërtojmë institucione të pavarura sado që është e ndjeshme situata të tilla duhet ti tejkalojmë me qetësinë largpamësinë dhe përkushtimin tonë për bërjen e shtetit ligjor, Organet duhet të jenë të pavarura e të përgjegjshme”, tha Beqiri në seancën plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit ku po debatohet për vlerat e luftës së UÇK-së.

Ai ka shtuar se është shumë e qartë se s’mund të ketë tentim barazimi të fajësisë në mes Kosovës dhe Serbisë, pasiqë është e qartë se në Kosovë kanë kryer krime paramilitarët serb të udhëhequr nga mekanizmi serb për vite të tëra.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka pyetur se pse kanë ardhur në debatin e Kuvendit për UÇK-në deputetet që kanë votuar Gjykatën Speciale.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri nga ish komandantët e UÇK-së Rexhep Selimi ka qenë shumë i ashpër gjatë fjalës së tij ku po debatohet për vlerat e UÇK-së.

Selimi ka akuzuar kolegët e tij deputetë të cilët e kanë votuar Gjykatën Speciale për hipokrizi.

“Atyre që dje e kanë votuar Gjykatën Speciale do t’iu thosha çfarë kërkojnë në këtë debat, pse ata janë në këtë sallë sot. Të njëjtit e kanë mbjellë farën për të dënuar luftëtarët e UÇK-së”, tha Selimi.

Deputeti i Vetëvendosjes i ka pyetur deputetët votues të Speciales se për cilat vlera flasin ata.

Selimi i ka pyetur ata që kanë votuar për amnistimin e kriminelëve serbë.

“E vini këtu derdhni lot krokodili. A jeni ju ata që e keni votuar mandatin e EULEX-it e sot dënoni vendimet e tij”, tha Selimi.

Madje ai adresoi kritika sidomos te PDK-ja që e ka thirrur këtë seancë.

Siç tha ai ata nuk kanë të drejtë të flasin sot në emër të atyre që siç tha Selimi, ‘i keni çuar në burg’.

“Nuk keni të drejtë të flisni në emër të atyre që kanë qenë të gatshëm të vdesin për tokën e Kosovës e sot ju po e shisni këtë territor. S’mund të flisni në emër të atyre që ua keni sjellë gjykatat në kokë”, tha Selimi.

Deputetëve që kanë votuar Gjykatën Speciale dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it, Selimi u tha: Duhet të ndaheni, ose me EULEX-in ose me UÇK-në.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se po përndjeken ata që ishin më meritorët për lirinë e Kosovës me akuza të paqena që janë të ndërtuara në Beograd.

Lekaj në seancën e jashtëzakonshme tha se drejtësia UNMIK-EULEX, tribunalet ndërkombëtare dhe vendore nuk janë marrë ndonjë herë me krimet serbe.

“Nuk jam për ta kundërshtuar drejtësinë por jam për ta kundërshtuar mënyrën se si po bëhet drejtësia në vendin tonë”, tha ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

thacii

Thaci: Vonesa në integrimin e vendeve të rajonit, kërcënim për sigurinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidentja ...