Juventusi fitoi derbin e javës ndaj Napolit

juventusi‘Zonja e Vjetër’ ka fituar ndeshjen ndaj Napolit me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e derbit të javës së 11-të të Serie A ishte krejtësisht e barabartë me dy skuadrat që provuan të gjejnë rrugën e golit, por pa arritur të qojnë topin pas shpinës së portierëve.

Me të filluar pjesa e dytë, skuadrat u panë më të etura, pasi në dhjetë minutat e parë shënuan nga një gol secila.

Së pari ishin vendasit që gjetën rrugën e golit në minutën e 50-të me anë të Leonardo Bonuccit, i cili shënoi me një goditje të fortë, pas një topi të devijuar gabimisht nga një mbrojtës i Napolit.

Momenti i goditjes te goli i Bonuccit

Luhej minuta e 54-të kur Napoli barazoi rezultatin me anë të Jose Callejon, i cili përmbylli një aksion të bukur, ku në fund asistoi Lorenzo Insigne.

Callejon duke shënuar golin e barazimit.

Me barazim nuk ishin të kënaqur asnjëra skuadër, pasi të dyja u hodhën në sulm, por golin e gjetën ‘Zonja e Vjetër’ me anë të Gonzalo Higuain.

Higuain në momentin duke goditur në golin e 2-1

Sulmuesi argjentinas shënoi në minutën e 71-të një gol të bukur pas një goditje të fortë rreth 16 metrave, por nuk festoi në shenj respekti për ish-skuadër e tij.

Argjentinasi duke ngritur duart lartë në shenj respekti Napolit

Në javën e ardhshme, Juventusi udhëton te Chievo, ndërsa Napoli pret në shtëpi Lazion. /Telegrafi

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

david-ginola

Rrëfimi drithërues i legjendës: Për 8 minuta kam qenë i vdekur

Ish-legjenda e Tottenham dhe Newcastle, David Ginola rrëfen se ai pësoi vdekje ...