Sherr edhe pas divorcit, ish-burri kallëzon Juela Meçanin

juelaaHistoria e divorcit të Juela Meçanit me bashkëshortin e saj, e ndodhur në shkurt të viti 2012, duket se nuk ka fund, për nga problematikat që e shoqëruan dhe kohëzgjatjen nëpër dyer gjykatash, me padi nga të dyja palët.

“Panorama” shkruan se kohët e fundit kemi një kallëzim të ri, kësaj here nga ana e Haxhirajt. Por ta nisim nga fillimi, si ishte ky rrugëtim për çiftin, nga jetë e qetë në Itali, te kalvari i gjyqeve pa fund.

Padia për divorc në gjykatë, e bërë nga Juela Meçani, provokoi një kuriozitet të madh, sidomos për të mësuar mbi arsyet e kësaj ndarjeje.

Kujtojmë këtu se ish-missi i fillimviteve ‘90, e cila kishte provuar edhe karrierën në televizion, u largua nga Shqipëria drejt Italisë së bashku me bashkëshortin, Dritan Haxhiraj, duke ndërtuar një jetë të re atje.

Juela u rikthye në vitin 2008, sepse mori një ftesë interesante, nga ato që vështitrë t’i thuash jo. Ajo u thirr për të bërë zëdhënësen e Kryeministrit të asaj kohe, zotit Berisha. Në atë kohë, dalja e Juelës në ekran çdo ditë, ishte një normalitet, ndërkohë që nuk mungonin edhe intervistat e saj personale në media ku tregonte se ishte e lumtur me familjen, si dhe nuk i fshihte ambiciet e saj për të bërë karrierë në politikë, pse jo edhe si deputete e Parlamentit shqiptar.

Mirëpo, gjërat nuk ecën ashtu dhe në fakt, ajo kërkoi divorc nga bashkëshorti, pikërisht në kohën që nuk ishte më pjesë e stafit të Kryeministrisë dhe, mbase, ngjitja e shkallëve të politikës nuk ishte aq e lehtë sa dukej.

PAS PADISË PËR DIVORC, EDHE TRI PADI TË TJERA

Padia e depozituar nga Meçani nuk kishte një arsye specifike pse ajo e kërkonte këtë divorc, duke e cilësuar një divorc pa fajtorë, ndërkohë që gjyqi vendosi që vajzën e vetme të çifit ta mbante e ëma. Pas këtij momenti mes çiftit, tashmë të divorcuar ligjërisht, nuk ka pasur më ditë të qeta. Në dhjetor të vitit 2014, Meçani depoziton një padi në gjykatë ku ajo padit bashkëshortin e saj për ushtrim dhune fizike dhe presion druar në shoqërinë e vajzës së vetme. Në po këtë periudhë, Juela Meçani meqenëse hasa presion psikologjik nga pala tjetër për t’i përshpejtuar gjërat, ngrita një padi që të çlirohesha nga ky presion. Nuk kam përmendur në asnjë moment që ndaj meje është ushtruar dhunë fizike”, pohoi Meçani.

KALLËZIMIN E FUNDIT E BËN HAXHIRAJ, PAK DITË MË PARË

I rikthehemi kësaj historie në media, sepse nuk ka mbaruar akoma. Dritan Haxhiraj ka bërë një denoncim në Komisariatin nr. 2 të Policisë më datë 19.10.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo pasi dyshohet se në prill të vitit 2015, me vetëgjyqësi, Meçani i ka marrë orenditë shtëpiake ish-bashkëshortit Dritan Haxhiraj, 42 vjeç. Sipas burimeve tona nga hetimi, konflikti mes dy bashkëshortëve ka nisur pas ndarjes së pasurisë. Gjykata i dha një shtëpi banimi dhe një dyqan Haxhirajt, ndërkohë që Meçani mori llogarinë bankare të çiftit. Derisa i janë dorëzuar çelë- sat e dy objekteve, ato janë përdorur nga Meçani. Haxhiraj pretendon se ajo i ka lënë pa paguar një faturë dritash prej 50 mijë lekësh të rinj, të cilën e kemi edhe faksimile, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare nga shkulja e objekteve, si kondicionerë etj, si dhe ka zhdukur sendet të tij personale, si kostume, këmisha etj.

Dëmet e denoncuara nga Haxhiraj janë në shifra të konsiderueshme. Ndërkohë, përsëri sipas burimeve tona pranë hetimit, Juela Meçani është thirrur në polici për këtë denoncim, por ajo ka mohuar gjithçka. Dëmet e shkaktuara, njoftojnë burimet tona, janë të gjitha të dokumentuara me foto nga ana e denoncuesit Haxhiraj. Presim të shohim se si do mbarojë kjo histori, me shpresën që kësaj here të mbyllet një herë e përgjithmonë

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

adea

Të pasmet bombastike janë pika më e dobët e saj, këngëtarja ekpozon sërish format (Foto)

Këngëtarja bukuroshe Adea Pula në rrjetin e saj Instagram ka sjell foto ...