Joleza Koka në SHBA duke mbështetur Clinton, i dërgon një mesazh Berishës

Politikë

joleza-kokaIsh-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ndodhet në SHBA, duke bërë fushatë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton. Në Nevada, Joleza ka gjetur një telefon të vjetër, që thotë se është përdorur në fushatë nga presidenti Obama. “Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë.

I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në FRESSH, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur.

Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale”, shkruan Joleza Koka.

ME TE LEXUARAT