Janinë, kapen 131 kg kanabis, në pranga dy shqiptarë e dy grekë

5
Kliko per me shume info

policia-greke-drogePolicia greke njoftoi ka finalizuar një operacion për kapjen e lëndëve narkotike në zonën e Konicës në kufirin shqiptaro-grek.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Epirit, dy shtetas shqiptarë 22 dhe 17 vjeç, si dhe dy shtetas grekë u arrestuan në vendin e quajtur Vrosina, në afërsi të Konicës.

Kliko per me shume info

Autoritetet greke thonë se 4 të arrestuarit u ndaluan në aksin që lidh Konicën me Janinën, pasi në dy automjetet e tyre kishin ngarkuar sasinë prej 131 kilogramë kanabis sativa. Droga ishte transportuar prej trafikantëve nëpërmjet një shtegu që lidh kufirin shqiptar me Greqinë.

Ajo ishte ngarkuar në një zonë të ruajtur jo mirë në zonën kufitare mes dy vendeve dhe kishte destinacion Athinën. Policia thotë se kishte informacion për transportin e lëndës narkotike dhe mbante nën vëzhgim të dyshuarit.

Sapo ngarkesa e lëndës narkotike u ngarkua në automjetin e trafikantëve u bë dhe sekuestrimi i saj. Të arrestuarit iu thanë agjentëve se kishin marrë përsipër vetëm transportin e lëndës narkotike, për llogari të një bande shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike në kryeqytetin helen.

Të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Janinës, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here