Italianët bëhen “pishman”, kërkojnë sërish avionin e “drogës” në Ishëm

1
Kliko per me shume info

avioni drogeeNjë muaj pas rrëzimit të avionit, që dyshohej se do mbushej me drogë, në Ishëm të Durrësit, Italia e kërkon sërish mjetin fluturues.

Presidenti i Aero Club në Savona, Mauro Zunino ka thënë se ata kanë një plan veprimi si dhe inxhinierët janë gati për të shkuar në Shqipëri, me qëllim kthimin e avionit.

“Tani ne nuk dimë asgjë dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi shkruar, këtë herë me postë, Ambasadës për më shumë informacione nga autoritetet kompetente”, ka thënë Mauro Zunino.

Sipas tij, ligjet italiane detyrojnë Ambasadën në Shqipëri dhe Konsullatën të kërkojë më shumë informacion për rastin pasi avioni kushton dhe ata nuk mund ta lënë aty.

“Jemi duke paguar çmimin e një akti të pakuptimtë”, deklaroi Mauro Zunino.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here