Italia qendrore goditet nga tre tërmete radhazi

Kliko per me shume info

termetiiDy muaj pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 300 viktima në Italinë qëndrore, tre tonditje të forta goditën të merkurën sërish qendrën e vendit.

Epiqendra këtë herë nuk ishte Amatrice, por Valnerina, jo shumë larg vendit ku u shënua katastrofa e 24 Gushtit. Të paktën dy persona mësohet se janë lënduar, por pa rrezik për jetën.

Kliko per me shume info

Lëkundjet rreth orës 19:00 ishin me një manjitudë 5.4, më pas rreth orës 21:00 u shënuan edhe më të fortat prej 5.9 ballë, ndërsa 2 orë më pas një tjetër tërmet rreth 4.6 ballë.

Situata është përshkruar si apokaliptike nga autoritetet lokale. Shtëpi të shembura plotësisht, qyteti ynë ka marrë fund tha Kryebashkiaku i Visso-s, Giuliano Rinaldi. Megjithatë fatmirësisht nuk viktima, pasi banorët kishin dalë të gjithë jashtë pas tërmetit të parë.

Sipas mediave italiane, paniku ka përfshirë të gjithë zonën e Italisë qendrore. Në Ancona njerëzit dolën në rrugë me frikë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Lëkundjet e tokës që goditën edhe Umbrian, u ndjenë nga zona e Toskanës në Bologna, ndërsa në Ascoli u ndërprere energjia elektrike.

Ndërkaq është njoftuar që shumë shkolla nuk do të hapen ditën e enjte në zonat e prekura nga tërmeti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here