Itali, dy shqiptarët arrestohen me sasi rekord kokaine

policia-italianeDy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi në automjetin në të cilin udhëtonin është gjetur 3.5 kg kokainë e pastër.

Kokaina e sekuestruar nga policia arrin në vlerën 1 mln eurove. Të arrestuarit janë B.X 48 vjeç dhe G.D 27 vjeç. Sipas mediave italiane, ata janë arrestuar në një autostradë në hyrje të qytetit të Venecias. Shqiptarët janë munduar t’i shmangen policisë.

Kliko per me shume info

Ata janë dalluar se fshihni diçka nga policia pasi jepnin përgjigje të ndryshme me njëri-tjetrin për sa i përket destinacionit se ku do të shkonin.

Gjatë kontrollit shqiptarëve i janë sekustruar gjithashtu edhe 100 mijë euro. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se njëri nga shqiptarët ishte resident në Itali, ndërsa tjetri sapo kishte shkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.