Një tjetër skandal droge në Itali, arrestohet shqiptari dhe një romune

UntitledPolicia në Torino përfundon një operacion droge. Të blutë kanë zbuluar dhe sekuestruar sot një tjetër sasi të konsiderueshme droge dhe kanë arrestuar dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Agjensia e lajmeve Ansa raportoi se pas kontrollit të ushtruar nga Skuadra Lëvizëse në një apartament në Gulli dhe në një garazh në Alexandria janë sekuestruar 38 kilogramë marijuanë dhe më shumë se 1 kilogramë kokainë.

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 26-vjeç dhe një rumune 29-vjeçare, pa saktësuar identitetet e tyre dhe nëse droga u gjet në banesat e tyre. Më tej Ansa shtoi se droga kishte një vlerë më shumë se 140 mijë euro dhe ishte e destinuar të furnizonte një rrjet shpërndarësish në rrugët e San Salvario. Hetimet për rastin vijojnë

 

 

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama2016

I fiksuari pas lojërave të fatit i ankohet Ramës: Si do bësh me kazinotë, se…

Një qytetar ka vendosur të shprehë shqetësimin e tij në faqen e ...