Lajm i madh, bombardohet ISIS! Gjithë ushtritë "mbërthejnë" terroristët

Bota

bomba-isisKa filluar një operacion i qeverisë irakene për të rimarrë qytetin e Mosulit, bastionin e fundit të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS). Tanket tashmë janë duke lëvizur në drejtim të qytetit, i cili është mbajtur nga IS që prej 2014.

OKB-ja ka shprehur shqetësimin e thellë për për sigurinë e afro 1.5 milion njerëzve që banojnë në Mosul.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BBC raporton se tanket po përparojnë në qytet, i cili është mbuluar nga pluhuri.

Ofensiva është ndërmarrë nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në qershor të vitit 2014.

ME TE LEXUARAT