E vrau se nuk i pagoi pijen, dënohet me burg ish-polici

Aktualitet

arrestProkuroria e Beratit ka zbardhur një vrasje të ndodhur në vitin 1997, për të cilën, gjykata e këtij rrethi gjyqësor ka dënuar autorin me 12 vjet burg.

Autoi i vrasjes është shtetasi bashkim None. Ky ka vrarë me armë Hasan Shallarin, i cili në vitin 1997 ishte vetëm 21 vjeç. Nona u shpall fajtor edhe për plagosjen e personave të tjerë në 15 prill të ’97, Altin Zhurit dhe Jaçe Hajdarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç theksohet nga policia, Bashkim None e ka kryer vrasjen në bashkëpunim me Festim Jashallarin, ndërsa ky i fundit ka vdekur në vitin 1999. Sipas Prokurorisë së Beratit, për zbulimin e kësaj vrasje janë përdorur ekspertizat më mira, është kryer zhvarrosja e viktimës, janë kryer verifikimet mjeko-ligjore si dhe ekspertimet balistike.

Më datë 21 janar 2014, Prokuroria nxori urdhër-ndalimi për Bahskim Nonen për akuzën e “Vrasjes me dashje”. Procesi i gjykimit u zhvillua me gjykim të zakonshëm teksa u ndeshën vështirësi gjatë procesit për shkak se familjarët e të plagosurve kanë ndryshuar shpesh dëshminë.

Por në përfundim në sajë të provave u vendos për dënimin me 12 vjet të autorit Bashkim None. Pavarësisht se masa e dënimit pritet të apelohet, Prokuroria e Beratit e konsideron një arritje të rëndësishme faktin e zbulimit të autorit të kësaj ngjarje, referuar kushteve në të cilat ishin institucionet shtetërore në vitin 1997.

Si ndodhi vrasja në 1997-n

Më 15 prill 1997 në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, Bashkim None dhe Festim Jashallari ndalonin çdo makinë që kalonte pranë një lokali ku qëndronin të dy, dhe i kërkonin para për të vijuar rrugën nga Berati drejt Kuçovës.

Viktima Shallari, si edhe të plagosurit Zhuri dhe Hajdari, pasditen e datës 15 prill 1997 po kalonin me furgon në këtë rrugë dhe nuk ndaluan, kur dy personat kërkuan para për atë që po pinin dhe për vijimin e rrugëtimit.

Ishte pikërisht ky veprim (mosndalimi) që i nxiti dy autorët që të kryenin krimin, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të furgonit. Goditja me armë çoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve./shekulli

ME TE LEXUARAT