Ish-ambasadori: Vladimir Putin do të nisë luftën nëse provokohet mbi Sirinë

putin-avionIsh-ambasadori britanik në Moskë është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për një “luftë të nxehtë” nëse do të provokohet mbi Sirinë.
Antoni Brenton këmbëngul se marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit janë më të rrezikshmet që ka parë ndonjëherë, pas nisjes së fushatës së bombardimeve në Siri.
“Nëse do të veprojmë në Siri në një mënyrë që mund të përshkallëzojë një sulm të Rusisë, ata kanë dhënë sinjale të qarta se do të hakmerren”, shprehet ish-ambasadori.

Megjithatë ish-diplomati thekson edhe faktin se Rusia nuk e dëshiron një luftë, pasi është dobësuar ushtarakisht në raport me Perëndimin. “Ata nuk duan luftë. Do të humbasin. Këto shfaqje të forcës nuk janë me qëllim për të luftuar, por një sinjal se luftimet duhet të shmangen”, vijoi Brenton.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

matteo-renzi

Zbulohet plani i Matteo Renzi për t’u rikthyer sërish në pushtet

Mediat italiane raportojnë se Matteo Renzi po thur plane për rikthimin në ...