Lajme të këqija për përdoruesit e iPhone 4, ja kur del jashtë përdorimit

iphone4dollarApple zyrtarisht ka konfirmuar se nuk do të mbështesë më modelin iPhone 4.

Kompania gjigante e telefonave ka thënë se nuk do të ofrojë asnjë shërbim për pajisjet që kanë më shumë se 5 vite në treg, pasi i konsideron si “të vjetra” shkruan LajmiFundit.al.

Sipas njoftimit të kompanisë ky model do të dalë nga përdorimi më 31 tetor 2016.

Apple nuk i ofron më përditësim të versionit dhe kjo gjë i shkakton këtij telefon një “zhdukje” të shpejtë nga tregu, pasi me iOS që ka nuk i suporton programet e App Store.

iPhone 4 u hodh në treg në vitin 2010 dhe u pasua nga iPhone 4S në 2011 –ën. Apple ndaloi së prodhuari iPhone 4 në vitin 2013./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

whatsapp

LISTA/ Lajm i keq! Whatsapp nuk do të punojë më në mijëra telefona

Një lajm i keq vjen nga Whatsapp. Mësohet se në fund të ...