Edhe iPhone 7 merr flakë si Note 7?

iphone7Mat Jones, një sërfist nga Australia deklaron se iPhone 7 e tij “ka marrë flakë dhe ka shkatërruar makinën”. Të paktën kështu raporton Mashable.

Jones thotë se kishte lënë telefonin e tij mes disa rrobave në makinë, teksa kishte dhënë leksione sërfi. Kur u kthye ishte shokuar kur pa se nga makina dilte tym.

Ai thotë se telefonin e kishte blerë një javë më parë, dhe thotë se nuk ka përdorur asnjëherë ushqyes jashtë standardit.

“Ishte si një valë e madhe të nxehti, që dilte nga makina. Hiri ndodhej brenda rrobave dhe kur i hoqa, pashe se telefoni po shkrinte brenda tyre”, shpjegon Jones.

Apple thotë se është në dijeni të rastit dhe është duke punuar për të. Muajin e kaluar një përdorues i Redditor postoi një foto të një iPhone 7 që kishte shpërthyer.

Edhe pse nuk e shpjegonte se çfarë kishte ndodhur por shkruante: “Nuk jam i sigurtë, por diçka ndodhi nga fabrika deri në dorëzim”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prodhohet modeli “i harruar” i Opel

Kompania Opel sot pritet të lansojë zyrtarisht modelin Insignia Grand Sport, por ...