Ky është investimi gjigand i Behgjet Pacollit në Shqipëri, ja video

pacolliIsh-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është i ftuari i mbrëmjes në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’. Pacolli, një biznesmen dhe një politikan i njohur rikthehet gjithnjë me interes dhe vëmendje tek zhvillimet që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Përgjatë kësaj interviste shumë interesante, ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek investimet e tij në Shqipëri.

Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha.

Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.

Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.

Pacolli e nisi, siç tregoi mbrëmë, me 20 marka udhëtimin e tij të jetës duke u bërë miliarder.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme pedagogen Dorina Mino, e ...