Shokuese! Injekton djalin me HIVAids, ja historia e 24 vjeçarit

Kliko per me shume info

UntitledE pamundur por e vërtetë! Bëhet fjalë për një burrë i cili injektoi në trupin e djalit të tij një shiringë me gjak të infektuar me HIV. Bryan Jackson I ritur me këtë infeksion, përballet me realitetin sot, duke dalur përballë të atit në gjykatë. 

I mbushur me urrejtje ndaj babait të tij teksa e sheh pas hekurave, jep një deklaratë tepër prekëse.
“Unë kam dashur të shoh përpara, atë (për babain) nuk kam dashur ta shoh as në sy. Nuk kam lidhje me të dhe as nuk e njoh si babain tim”
“Kur dola para gjykatësve mendoja nëse po bëja gjënë e duhur, por nëna ime gjithnjë më ka mësuar të kisha kurajo. Përpiqesha t’i kujtoja vetes që Zoti është me mua, Zoti është më i madh se mua, më i madh se babai im, dhe më i mdh se gjithë Deparamenti i Drejtësisë”
Me dhimbje të thellë, ai tregon hisotinë: “Kur linda unë, babai im ishte shumë i entuziasmuar, por çdo gjë ndryshoi kur shkoi në një Operacion në Stuhitë e Shkretëtirës. Ai u kthye nga Arabia Saudite me një sjellje krejt tjetër kundrejt meje” thotë Jackson.
“Filloi të më mohonte si djalin e tij, kërkonte teste ADN-je dhe u bë shumë abuziv. Kur gjeti punë si testues gjaku në një laborator, filloi të ruante në shtëpi gjak të infektuar.
“Kur unë u shtrova njëherë në spital, mamaja ime e telefonoi dhe çuditërisht ai erdhi. E dërgoi nënën time në lokalin e spitalit dhe ndenji vetëm me mua. Në atë moment më injektoi me shiringë gjakun me HIV-Aids. Shpresonte që të vdisja shpejt për të mos paguar për përkujdesin tim” thotë Bryan.
Duke treguar për vuajtjet e jetës, duket se ai ka bërë një jetë jo normale: “Kishte net që zgjohesha duke bërtitur: Mami mos më lër të vdes. Një ditë isha mirë, ditën tjetër shtrohesha në spital. Po ashtu në shkollë nuk më donin. Ata ishin të frikësuar. Në atë kohë njerëzit mendonin se HIV mund të transmetohet thjesht nga prekja. U rrita duke parë filma se si baballarët ishin të lumtur për fëmijët e tyre, dhe ende nuk arrija ta kuptoja se si im atë ma bëri këtë. Më ndryshoi jetën përgjithmonë. Ai është përgjegjës për të gjitha vuajtjet që kam pasur. Ta falësh nuk është e lehtë, por nuk dua ta ul veten në nivelin e tij”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.