Indiania më bukur në botë zbulon sekretin e madh … vajza mos e humbisni!

idianiaaaaFlokët e gjata, me shkëlqim dhe të dendura është shenjë mbrojtëse për gratë indiane

Nëse dikush i di të gjitha sekretet e flokëve të bukura, atëherë janë sigurisht gratë indiane.

Kurse një nga to, video blogerja dhe ‘guru’ për flokët, Sushmita, e cila është yll në ngritje në Indi, ka zbuluar të gjitha sekretet.

1. Aloe Vera

Lëngu i aloe vera nxit rritjen e flokëve, por është gjithashtu shumë i dobishëm kur është fjala për kujdesin e kokës. Këshilla e Sushmit-it: merrni disa copë gjethe Aloe, dhe pastajçdo fletë e preni përgjysmë që të rrjedhë lëngu. Me lëvizje rrethore,masazhojeni deri në rrënjët e flokëve, që të përmirësoni qarkullimin dhe të siguroni apsorbim më të mirë. Maskën e mbani të paktën dy orë apo gjatë natës.

2. Maska me Panthenol

D-Panthenol është një vitaminë sintetike B5, kurse vetitë e saj janë të shkëlqyera përrigjenerimin e folikulave të flokëve dhe parandalimin e humbjes së flokëve. Si ta përdorni maskën? Lani flokët si zakonisht, kurse Panthenol-in aplikojeni në formë xheli ose shkume, duke u fokusuar në rrënjë.

3. Shpëlajeni lëkurën e kokës me ujë të ftohtë pas larjes

Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin, gjë që çon në rritjen më të shpejtë të flokëve. Si bonus shtesë, flokët tuaja do të bëhen edhe më shkëlqyese.

4. Lani flokët me uthull molle
Lexoni edhe këtë: I burgosuri i pashëm i cili u bë hit, tani është në liri dhe ka fillua të punojë si model

Uthulla e mollës aktivizon folikulat e flokëve, që është shumë e rëndësishme për flokë të dendura, kurse përsëritja e procedurës disa herë në muaj do të jetë e mjaftueshme. Uthullën e mollës përdoreni në vend të rigjeneratorit, por mos e shpëlani. Për dallim nga ajo e verës, uthulla e mollës nuk ka erë të fortë.

5. Maskë me proteina

Provoni këtë: merrni dy vezë dhe ndani të verdhën nga e bardha. Pastaj të bardhin e vezës shtrijeni në rrënjët e flokëve, masazhojeni dhe shpëlajeni mirë.

6. Maskë me vezë dhe konjak

Vezët janë plot me proteina kurse konjaku përmban taninet, të cilat ndihmojnë për të pasur flokë më të dendura si dhe stimulojnë rritjen e flokëve. Merrni dy vezë dhe një gotë konjak. Përzieni përbërësit në blender apo me pirun dhe masën e fituar shtrijeni në rrënjët e flokëve. Shtoni vaj ulliri, nëse dëshironi ta përdorni maskën përgjatë tërë flokëve, e cila do t’i japë butësi flokëve tuaj.

7. Përdorni vajra eterike

Jojoba, bajame, livando, rozmarinë pastaj trumzë … Këto vajra eterike kanë efekt pozitiv në folikulat e flokëve, duke furnizuar kokën me numër të madh të vitaminave dhe komponentëve bimorë. Përzieni vajrat e cekura në një tas apo shtoni në vaj kokosi.Shtrijeni përzierjen në rrënjët e flokëve dhe pritni 2-3 orë. Lani kokën dy herë duke përdorur shampo të zakonshëm./femra.net

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

olta-gixhari-derhemi

Olta Gixhari pa recipeta dhe poza erotike, Arben Derhemi në “siklet”

Aktorja Olta Gixhari ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Show” ...