Incidenti në ‘’Elbasan Arena’’, Erion Braçe ka një mesazh për tifozët e Partizanit

Kliko per me shume info

UntitledNë ndeshjen e mbrëmshme Partizan- Skëndërbeu, ishite pjesëmarrës dhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili është i njohur si një ndër tifozët më të zjarrtë të Partizanit. Pas incidentit ku shkaktoi trazira dhe ndërpreu për disa minuta ndeshjen, Brace akuzon policinë për dhunë ndaj tifozëve të ekipit kryeqytetas, mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes ndaj Skënderbeut në stadiumin “Elbasan Arena”. Sipas tij pamjet filmike rrëzojnë plotësisht deklaratën e policisë se nuk ndërhyri dhunshëm ndaj tifozëve të Partizanit. Madje, deputeti fton të gjithë tifozët që ishin dje në tribunën C2 që të dëshmojnë për atë që ndodhi në stadiumin e Elbasanit. Përmes një statusi në Facebook, deputeti socialist ka një thirrje për të gjithë tifozët:

“Edhe një herë për; Ndërhyrjen e dhunshme të forcave speciale të policisë dje, në sektorin e tifozëve të Partizanit. Po lexoj deklaratën zyrtare të policisë dhe vijoj të jem i shokuar. Pamjet filmike, rrëzojnë plotësisht deklaratën e policisë,

Kliko per me shume info

nga aksioni i ndërprerë deri tek vajza që ka humbur ndjenjat prej emocioneve!!

Po ç’rëndësi ka, këtu gënjeshtra të nxjerr vazhdimisht nga sikleti.

Kam një thirrje për të gjithë ata që ishin dje në C2:

Dëshmoni këtu për gjithë çfarë ndodhi në tribunën ku ju ishit!!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.