Ilir Meta: Kandidoj për kreun e partisë për ta rritur e forcuar LSI-në, jo për mandatin

Politikë

meta-ligji-mbetje“Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve”.

Kështu deklaroi Ilir Meta gjatë njtë takimi me strukturat në Durrës ku u shpërndanë 300 karta të reja anëtarësimi të LSI.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu Meta tha se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve dhe se për ta bërë këtë duhen përfshirë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje të rinjtë.

“Në programin tim për të ardhmen, fuqizimi i LRI-së në të gjithë strukturat vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është prioritet kryesor.

Dhe që të ecë me këtë hap dhe këtë ritëm, padiskutim këtë mund ta realizojmë vetëm duke i përfshirë të rinjtë gjithnjë e më shumë në mënyrë thelbësore në vendimmarrje.

Këtë punë po e bën shumë mirë LRI-ja dhe për realizimin e këtij projekti ju keni mbështetjen time më të plotë”, tha Kryetari i LSI-së.

Zgjedhjet për kreun e LSI do të zhvillohen në datë 6 nëntor, ku Meta garon përballë Rrokajt dhe Spahiut.

ME TE LEXUARAT