“Je tigër prej letre!” Plas “lufta” Shqipëri-Greqi, Idrizi “shpërthen” ndaj Kotzias

Nikos-Kotzias-009-655x356Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka folur me tone të ashpra ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias për çështjen çame, dhe ‘kërcënimit’ se Shqipëria duhet të bëjë kujdes pasi Greqia është më e fortë.

Duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë, deklarata e Kotzias kaloi me një batutë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se Greqia “nuk ka se cfarë force t’na tregojë”.

Kliko per me shume info

Por kreu i PDIU-së përdori një gjuhë më të drejtpërdrejtë kundërshtuese ndaj zyrtarit grek. “Ndiqja përroin psikik të Nikos dhe mu kujtua Enver Hoxha. Tigër prej letre ishte shoku Enver, tigër prej letre është dhe shoku Niko. Nikos Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët jo vetëm disa syresh. I bëj thirrje qeverisë shqiptarë për ligjin e luftës t’i adresohet ministerialit të NATO-s. Ky absurditet duhet të marrë fund”, u shpreh Idrizi gjatë Këshillit Kombëtar të PDIU të mbledhur ditën e sotme.

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, tha ditë më parë ministri Kotzias.

2 COMMENTS

  1. si guxon ky derri grek te kercenoje hapur fare? Ministri i jashtem i nje shteti , anetar i BE-se kercenon hapur fare? Cfare ben kryeministri yne, po Ministri i jashtem si e lejojne kete fyerje? Ky percmim eshte kunder te gjithe shqiptareve jo vetem kunder cameve.

  2. Vërtetë, shteti grek ka më shumë armatime në posedim, se sa ato që kanë të gjithë shqiptarët së bashku. Por ky ministër i mjerë, me siguri i fiksuar me uzo (duke qëndruar në prehrin e Kishës “Ortodokse” Greke, gjatë llomotitjeve kërcënuese ndaj Shqipërisë, me siguri do ta ketë patur parasysh edhe një të vërtetë të dhimbshmen për te dhe sidomos për ata që qëndrojnë prapa tij, se armatimet nuk aktivizohen vetvetiu. Diçka e ditur botërisht! Edhe armatimet më moderne pa ndihmën e gishtit nuk mund të vihen në veprim! Si ky ministri Kotzias, ashtu dhe të gjithë shovinistët sllavo-grek grek, janë të bindur për defektin se gishtat e sojit të tyre i kanë lidhjet në vend të keq dhe, siç kanë dështuar në të shkuarën, do të dështojnë edhe në të ardhmen të pranojë komandat. Për fatin e keq të tyre, gishtërinjtë i kanë të dedikuar për asgjë tjetër, pos për të pastruar zgavrën e hundës nga qyrrat dhe të kruajnë anusin. Përndryshe, e kundërta do të ishte dëshmuar shumë herë deri me sot, sidomos gjatë kërcënimeve të hapura dhe shumë serioze ndaj sovranitetit të shtetit që keq përfaqësohet nga Kotzias, që iu bënë nga Turqia, jo vetëm në të shkuarën, por edhe në ditët e sotme!
    Ky far ministri duhet ta dijë, se kur e kërcënon Shqipërinë Londineze, ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.