Plumb në kokë vetes, ja fundi tragjik i 19-vjeçarit

vetevrasje-armeNjë djalë i moshës 19 vjeçar nga qyteti i Ferizajt, gjatë ditës së djeshme ka bërë vetëvrasje. Pavarësisht përpjekjeve të Policisë dhe Emergjencës për ta shpëtuar atë, i njëjti ndërroi jetë dy orë pas plagëve të marra.

Lajmin për Gazetën Express, e ka konfirmuar, majori në qytetin e Ferizajt, Bastri Shabani.

“Dje pasdite kemi marrë informacion se kemi një vetëvrasje në tentativë. Rastit i janë përgjigjur edhe Policia, edhe Emergjenca e Ferizajit. Pas 2 ore i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Ndërkohë që, Policia pohon se në shtëpinë e të ndjerit nuk kanë gjetur ndonjë provë, letër ose diçka të ngjashme që ai mund të ketë lënë.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar Policinë se 19 vjeçari kohëve të fundit ka qëndruar mjaft i heshtur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...