FOTO/ Ja kush është 20-vjecari që përplasi makinën e Policisë, efektivi në gjendje të rëndë

kevi-bardhiNjë 20-vjecar ka shkaktuar këtë të enjte një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë – Milot duke përplasur një makinë Policie dhe një mjet tjetër tip “Ford Fokus”.
Nga përplasja mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë një efektiv policie, ndërsa morën lëndime të lehta edhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të riun.
bardhi20-vjecari është Kejvi Bardhi, djali i kreut të Bashkisë së Lacit, Artur Bardhit.
Makina e Policisë ka qenë e ndaluar, duke matur me radar shpejtësinë e automjeteve në momentin kur i riu me “Benz” ka ardhur dhe e ka përplasur nga mbrapa.
Mësohet se i riu është futbollist në ekipin e Lacit, ndërkohë sipas postimeve që ka në rrjetet sociale zbulohet dhe pasioni tjetër që janë makinat.
Ai shfaqet teksa drejton makina “Benz”, “Audi” e “BMW X5” dhe nuk “kursehet” as me videot e garave apo shpejtësisë në rrugë.
LajmiFundit.al ka zbuluar një video ku ai bën gara në Laç.

VIDEO:

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...