E dhimbshme/ 17-vjeçari nga Berati pi helmin se e tallnin në shkollë

spital-1240x620-830x415Një 17 vjeç i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Beratit. 17-vjeçari P. Xhaferaj dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një ngarkese të rëndë psikologjike, pasi shokët e shanin dhe e fyenin, duke i thënë “fshatar’.

Sipas të dhënave të Policisë së Beratit, mjekët e spitalit rajonal i kanë njoftuar dje për një rast urgjence të një adoleshenti që rezultoi i vetëhelmuar. Blutë mbërritën menjëherë në vend dhe nisën hetimet.

Por nuk kanë mundur dot të marrin dëshminë e 17- vjeçarit pasi ai ka qenë në gjendje të rëndë dhe disa momente më pas ka ndërruar jetë. Menjëherë pas kësaj, janë njoftuar familjarët e tij që jetojnë në fshatin Tomorr, njësia administrative Vertop.

Burime nga Policia bënë të ditur se nga hetimet e deritanishme dyshohet se adoleshenti kishte rënë pre e bulizmit (talljeve) në shkollë dhe nuk e ka përballuar dot psikologjikisht këtë. Nga të dhënat rezulton se Xhaferaj kishte ardhur për të studiuar në shkollën profesionale të Beratit dy vite më parë, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë të mesme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...