Drogë në makinë, i riu thyen postbllokun e policisë dhe …

5
Kliko per me shume info

policia-kontrolle-natenNjë i ri nga Lushnja i ka shpëtuar policisë pas një ndjekje prej disa minutash. 21-vjeçarit, T.A i është bërë me shenjë nga policia që të ndalonte në një postbllok.

I riu që drejtonte, automjetin tip “Benz” me targa Pn 906 PHT, nuk iu është bindur punonjësve të policisë, por është larguar me shpejtësi.

Kliko per me shume info

Pasi është ndjekur nga punonjësit e policisë, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në brendësi të fshatit Kashtëbardhë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, u gjetën 19 doza kanabis. Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së tij u gjetën dhe 13 doza heroinë dhe 6 doza të tjera kanabis. Policia ka nisur krehjen e zonës, për të arrestuar 21-vjeçarin.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here