Kapet “i forti” i Fierit me një sasi të madhe droge, është vetëm … 17 vjeç!

polici fierPolicia e Fierit ka sekuestruar sot 9 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga 17-vjeçarin Xh.B., i cili e mbante lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij.

Një ditë janë finalizuar tre operacione përmes të cilave janë sekuestruar edhe disa doza kanabisi dhe janë prangosur edhe personat e përfshirë konkretisht në Mallakastër-Patos-Lushnje! Në Mallakastër në banesën e Xh.B, 17-vjeç janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Në Patos, Kristian Hoxhës, 34-vjeç iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Ndërsa, në Lushnje Mihal Dhanës, 23-vjeç, në vendin e quajtur “Plasmasi” në një pikë kontrolli të ngritur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnje është ndaluar automjeti tip “Nisan Mikra” me targa LU 8486 B, i cili drejtohej nga J. Dh. dhe pasagjer Mihal Dhana kishte fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...