I kap policia duke kryer marrëdhënie në rrugë, ata i përgjigjen ‘’Na lini dhe pak…’’

Soft

UntitledNjë skenë e pazakontë është filmuar jashtë një diskoteke në Zarate, në verilindje të Buenos Aires. Një çift i ri, u kap nga policia argjentinase, duke bërë seks në një park publik në mes të ditës, në sy të kalimtarëve, ndërsa nuk ngurruan të bënin rezistencë duke thënë se nuk ka asgjë të keqe.

Siç tregon video që noa.al sjell më poshtë e filmuar nga disa kalimtarë të rastit, çifti ishte përfshirë nga pasioni i shfrenuar duke mos e kontrolluar dot veten as në sy të efektivëve të policisë.

Kur policia ndërhyri për t’i ndaluar, vajza u inatos dhe ju kthye, “Nuk na ndaloni dot tani, nuk kam ndërmend të ndaloj. Është i dashuri im dhe e bëjmë ku të duam. Nëse doni e bëjmë edhe para jush”.

Në vijim shtoi se nuk pranonte të shoqëroheshin për një gjë të tillë, e cila u shoqërua në polici bashkë me të dashurin, duke bërë që ndaj tyre të nisë procedimi penal në gjendje të lirë për vepra të turpshme në publik. Ngjarja ndodhi këtë të hënë në mëngjes, ku të dy kishin dalë nga një diskotekë në gjendje të dehur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT