Ja sa duhet të ecni për të humbur peshë

UntitledTë ecurit gjithashtu është një ndihmues për të humbur peshë. Numri i kalorive që i digjni duke ecur varet nga dy faktorë. Faktori i parë është pesha e trupit dhe faktori i dytë është ritmi i ecjes. Për vetëm një orë, ju mund të digjni deri në 400 kalori nëse ecni me një shpejtësi mesatare prej 6 kilometrave në orë. Nuk keni nevojë të ecni vetëm 6 kilometra në një ditë. P.sh., mund të ecni edhe 4 kilometra tjerë ekstra dhe t’i digjni 300 kalori tjera gjatë asaj dite. Zakonisht nevojiten 2000 hapa brenda një milje për të djegur kalori. Pra, kësisoj mund të digjni 100 kalori në vetëm 1 milje.

Për të ecur sa më shumë, është e rëndësishme që në vend se ta shfrytëzoni veturën apo autobusin si mjet të transportit, të ecni apo të çikloni për në punë.
Por, nëse assesi nuk mund t’i qëndroni larg veturës, atëherë të paktën parkojeni atë sa më larg nga vendi i punës dhe ecni gjatë asaj distance. PËrdorni sa më shumë shkallët dhe shmangni sa më shumë ashensorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.