Goditet në organin gjenital, mban pesha rreth 150 kg me dhëmbë, njihuni me ‘’Hulkun’’ indian(Foto/Video)

Soft

Untitled“Herkuli” indian ka vendosur të hyjë në librin e rekordeve Guinness duke thyer rekorde në shumë fusha, përfshirë edhe më të frikshmen kur një veturë kalon sipër kokës së tij.

Amandeep Singh 34-vjeç, ka realizuar disa lëvizje tejet të rrezikshme me qëllimin e vetëm që të hyjë në librin e rekordeve Guinness, transmeton Telegrafi.

I njohur në vendlindjen e tij Indi si njeriu i çeliktë, Amandeep ka arritur t’i bartë me dhëmbë dy burra të varur në litar që së bashku peshonin mbi 150 kilogramë.

Por ky nuk ishte veprimi i tij i vetëm, Amandeep arriti të ndalojë 20 motoçikleta që ishin në lëvizje të cilat i kishte lidhur me një litar që e mbante në duar, derisa theu 53 shishe të birrave me dorë dhe goditej me çekan gjigant në testikuj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I lindur në një fshat të vogël, Amandeep filloi të mësoi artet marciale qysh kur ishte 7-vjeç kurse sapo mbushi 10 u bë njëri prej djelmoshave më të fuqishëm të lagjes. Por ai edhe sot vazhdon të shfaq këto aftësi duke rrezikuar jetën. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT