“Huawei” godet tregun e telefonave, prezanton “rivalin” e Samsung dhe Apple

telefon-huawei“Huawei” ka zgjedhur momentin më të mirë për të hedhur në treg modelet e reja të smartfonëve. Pas bllokimit të prodhimit të “Galaxy Note 7”, për shkak të problemeve me baterinë, vendin që mbetet bosh në treg, synon të mbushë kompania kineze.
Do të jenë dy modelet e “Mate 9”, të cilat pritet të prezantohen në Monaco më 3 nëntor nga gjiganti kinez, që renditet i treti për prodhimin e smartfonëve, pas “Samsung”-ut dhe “Apple”-it.

Ato do të kenë ekran 5.9 inç, procesor octa-core HiSilicon Kirin 960, 6 GB Ram e  memorie 256 GB.

Kliko per me shume info

Njëri prej modeleve, ai që mban emrin “Long Island” pritet të ketë ekran të harkuar me rezolucion QHD (dyfishi i full HD).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.