Gazetari Artan Hoxha zbulon dy pista të reja avionësh: Janë përdorur nga trafikantët

2
Kliko per me shume info

artan-hoxha-gazetariGazetari Artan Hoxha ka folur sot në “News 24” për dy pista të reja avionësh që janë përdorur nga trafikantët e drogës.

Pistat e improvizuara ndodhen në malin e Çajupit në Gjirokastër dhe në një rrugë të papërfunduar në fshatin Kardhiq po në Gjirokastër.

“Për më tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013- 2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm. garë po ndodh me pilotin italian ndërsa ai shijon i lirë ditët e qëndrimit në Shqipëri, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnjë hetim në lidhje me këtë çështje. Për gati 1 muaj e gjysmë kemi mundur të bëjmë identifikimin ku ndodhen këto pista, për çfarë janë përdorur, a i plotësojnë parametrat. Sot bëhen 46 ditë nga momenti kur Guido dhe Guidi ngecën në pistën e sajuar të Ishmit. Ai ka qenë aty për ta inauguruar këtë pistë. E mbani mend zhurmën e madhe që u bë më 15 shtator, pastaj çfarë ndodhi gjatë asaj pasditeje, në mbrëmje, shoqërimi im nga Prokuroria e Krimeve të Rënda… Ky është një nga rastet tipike kur thuhet çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Gjithë kjo në 1 muaj e gjysmë na ka bërë që të përfshihemi. Jam thirrur 2 herë nga Prokuroria dhe edhe sot jam pa mjetet e mia të punës. Kjo gjë është bërë pengesë në punën time pasi në 2 celularët e mi kisha të gjithë numrar, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, dy pistat e sipërpërmendura i plotësojnë të gjitha kushtet për avionet e vegjël që ulen në Shqipëri dhe pasi ngarkohen me kanabis, largohen drejt perëndimit, kryesisht në Itali.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here