Historia e pazakontë e gruas që tentoi të vetëvritej duke u heshur nga 15-katëshi

gruaja-cekja52-vjeçarja çeke Hana Demeterova tentoi sot të vetëvritej duke u hedhur nga kati i 6 i 15-katëshit në Tiranë. Fatmirësisht ‘dikush’ e ruajti Hanën dhe ajo ra në verandën e katit të tretë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Po kush ishte 52-vjeçarja Hana? Fëmijë të vrarë, fëmijë të plagosur, fëmijë në gjak, momente lufte zënë pjesën më të madhe të profilit të saj në llogarinë e Facebook-ut, shkruan “Balkanweb”.

Pavarësisht se nuk ka komente, 52-vjeçarja shfaqet shumë e ndjeshme, me postimet e saj nga konfliktet e përgjakshme nëpër botë, duke nisur që nga Ukraina e duke përfunduar me Sirinë. Por nuk mungojnë as fotot apo videot me kafshët.

E këtë ndjeshmëri gruaja me sytë e brishtë duket se e ka shprehur edhe në letrën e saj të lamtumirës ku kërkonte që organet e saj t’i përdornin njerëzit në nevojë. 52-vjeçarja kishte edhe miq muzikantë në Shqipëri.

Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria.

Mësohet se Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë. Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek.

Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e solidaritetit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit. E pyetur nga mediat ajo shprehet se vlerëson solidaritetin e shqiptarëve.

Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pas në dhomë u gjendën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...